Ndërlidhjet

Shefi rus i olimpiadës në Sochi, kundërshton Thomas Back


Ilustrim
Ilustrim
Kreu i lojërave olimpike dimërore në Sochi, rusi Dmitry Chernyshenko ka thënë sot se nuk mendon që atletëve garues duhet t’u lejohet që të shprehin qëndrimet e tyre politike gjatë konferencave për shtyp që organizohen në kuadër të lojërave.

Qëndrimi i tij del të jetë kontradiktor me atë të presidentit të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Back, i cili ka thënë se atletët kanë të drejtë të shfaqin qëndrimet e tyre politike gjatë konferencave.

Bach ka thënë të hënën se lojërat olimpike “nuk mund të përdoren si podium për demonstrata politike”, por që “atletët gëzojnë të drejtën e shprehjes së lirë, andaj nëse duan të japin deklaratë politike gjatë një konferencë, atë të drejtë e kanë”.

Por, në vlerësimet e tij që shprehur të mërkurën, Chernyshenko thotë se atletët garues do të kenë të drejtë të flasin lirshëm për politikën, në një zonë të posaçme në Sochi, por larg vendit ku mbahen lojërat dimërore.

Olimpiada në Sochi hapet zyrtarisht më 7 shkurt.
XS
SM
MD
LG