Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga takon ambasadoren amerikane në OKB, Samantha Power


Samantha Power dhe Atifete Jahjaga, 29 janar 2014, New York

Samantha Power dhe Atifete Jahjaga, 29 janar 2014, New York

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua në New York me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power.

Në një njoftim për shtyp, të publikuar nga zyra e presidentes, thuhet se presidentja Jahjaga dhe ambasadorja Power gjatë takimit kanë biseduar "për zhvillimet aktuale në rajonin e Evropës Juglindore, proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe i gjithë rajoni drejt integrimeve euro-atlantike dhe vazhdimit të pranisë dhe angazhimit amerikan në Kosovë, që garanton stabilitetin dhe paqen edhe në rajon".

Presidentja e Kosovës citohet të ketë thënë se "Kosova e sheh angazhimin e SHBA-së si jetik dhe garantues për paqen e qëndrueshme në Evropën Juglindore" dhe se "mbështetja e SHBA-së në procesin e integrimeve do të ndihmonte jo vetëm Kosovën por edhe gjithë rajonin e Ballkanit për të ruajtur paqen dhe stabilitetin".

Në njoftimin e presidencës, ambasadorja Power citohet të ketë thënë se "SHBA-ja mbështet proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe i gjithë rajoni i Evropës Juglindore" dhe se "është inkurajuese që Kosova dhe Serbia janë angazhuar në dialog dhe kanë arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve".
XS
SM
MD
LG