Ndërlidhjet

Obama pret mbretin Abdullah më 14 shkurt


Ilustrim
Ilustrim
Shtëpia e Bardhë lajmëron se presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama planifikon që të mirëpres mbretin Abdullah të Jordanisë muajin e ardhshëm për bisedime në Kaliforni.

Takimi i paraparë për 14 shkurt, pritet të zhvillohet në Sunnylands në afërsi të Palm Spring – pronë kjo të cilën presidenti Obama e ka shfrytëzuar për të gostitur presidentin e Kinës Xi Jinping.

Zyrtarët në Jordani thonë se gjatë vizitës së tij në Amerikë, mbreti Abdullah po ashtu do të vizitojë edhe Washingtonin, për t’u takuar me kongresistë dhe grupet fetare.

Mbreti Abdullah ka pritur vitin e kaluar Obaman gjatë turneut të presidentit amerikan në Lindjen e Mesme.

Të dy liderët kanë punuar bashkërisht në disa çështje me rëndësi për rajonin, përfshirë edhe konfliktin në Siri – i cili ka krijuar një krizë humanitare në Jordani dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme, për shkak të fluksit të madh të refugjatëve.
XS
SM
MD
LG