Ndërlidhjet

Prokurori amerikan vendos këtë javë për Tsarnaev


Ilustrim

Ilustrim

Prokurori i përgjithshëm i shtetit në Amerikën, Eric Holder thotë se të premten do të vendos nëse do të kërkoj dënimin me vdekje për të dyshuarin kryesor për shpërthimet gjatë maratonës së Bostonit Dzhokhar Tsarnaev.

Holder i tha Komisionit Juridik të Senatit të mërkurën se ai do të bëjë të ditur vendimin e tij para afatit që i ka caktuar një gjykatës deri të premten.

Dënimi duhet të kërkohet sipas ligjeve federale, sepse Massachusetts e ka ndaluar dënimin me vdekje.

Vetëm tre të pandehur janë ekzekutuar sipas ligjeve federale deri më tani, prej se dënimi me vdekje është kthyer në fuqi në vitin 1988.

20 vjeçi Tsarnaev, me origjinë nga Çeçenia, akuzohet se ka shpërthyer dy bomba artizanale në fund të maratonës prillin e kaluar – duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 264 personave të tjerë.

Ai është shprehur i pafajshëm në të gjitha akuzat.

Data e gjykimit për këtë rast ende nuk është caktuar.

Vëllai i madh i Tsarnaev, Tamerlan, po ashtu është i pandehur në këtë rast, por i njëjti është vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, gjatë arrestimit të tij.
XS
SM
MD
LG