Ndërlidhjet

logo-print

Parlamenti ukrainas ofron amnisti të kushtëzuar


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti i Ukrainës ka ofruar amnesti për të gjithë protestuesit e arrestuar gjatë demonstratave anti-qeveritare të mbajtura gjithandej shtetit.

Sidoqoftë, amnestia do të zbatohet vetëm me kusht nëse lirohen të gjitha ndërtesat administrative qeveirtare, që tani janë të okupuara nga protestuesit e tjerë.

Shumë politikanë opozitar kundërshtojnë këtë masë gjatë debateve që kishin të mërkurën mbrëma, dhe insistojnë se çfarëdo amnistie duhet të ofrohet pa kushtëzime.

Demonstruesit në rrugë kanë hedhur poshtë të enjten në mëngjes këtë ofertë, pasi e shohin si të papërshtatshme.

Protestuesit kanë nën kontroll të paktën tri ndërtesa qeveritare në Kiev, të cilat i shfrytëzojnë si konvikte ose qendra operative.

Ndërtesat në fakt janë shndërruar në objektet kryesore mbështetëse për kampin protestues në Kievin qendror.

Oferta për amnisti e parlamentit vjen në kohën kur ligjvënësit kanë zhvlerësuar ligjin anti-protesta dhe dorëheqjes së qeverisë që ndodhi të martën.

Ende mbetet e paqartë nëse kabineti i ri qeveritar do të ketë në vete edhe pjesëtarë të opozitës pro-evropiane apo jo.
XS
SM
MD
LG