Ndërlidhjet

Olliver Ivanoviq rikandidohet për Mitrovicën e Veriut


Ilustrim

Ilustrim

Nisma qytetare “Serbia, demokracija, drejtësia” njoftoi të mërkurën mbrëma se ka paraqitur kandidaturën e liderit të saj Olliver Ivanoviq për garën për kryetar të Mitrovicës së Veriut, edhe pse ai është në paraburgim.

“Kjo kandidaturë është provë se z. Olliver Ivanoviq është i pafajshëm, dhe mosparaqitja e kandidaturës do të nënkuptonte se ai frikësohet nga këto akuza të pabazuara dhe fyese”, thuhet në njoftimin e dërguar nga ky subjekt politik.

Në komunikatë theksohet se kandidatura është dorëzuar të mërkurën mbrëma, pas mbledhjes që kishin zhvilluar deputetët e kuvendit komunal të nismës, por edhe në prag të kërkesave që kishin ardhur nga qytetarët e Mitrovicës së Veriut.

Gjykata i ka caktuar paraburgim prej një muaji Olliver Ivanoviq, dhe i njëjti është në qendrën korrektuese në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG