Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 10, plagosen 12 për malin e kontestuar në Indi


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë lënduar kur një person i armatosur sulmoi një fshat në veri-lindje të Indisë për shkak të një zënke për tokën, raportojnë të enjten mediet lokale.

Një grup i armatosur nga Arunachal Pradesh ka sulmuar fshatarët e Assam të mërkurën mbrëma, për shkak të një konflikti mes fshatarëve të këtyre dy rajoneve për rezervatin malor që ndan dy krahinat, njofton televizioni NDTV.

Zyrtarët e departamentit të pylltarisë në Assam akuzohen se kanë shpërndarë jo-proporcionalisht pronën për komunitetet e Aranuchal Pradesh, gjatë përpjekjeve që të rehatojnë banorët e malërave Behali, që jetojnë në kufi mes dy shteteve, raporton agjencia e lajmeve IANS.

Viktimat e sulmit të fundit ishin kryesisht pjesëtarë të grupit që kundërshtonte banorët e Arunachal Pradesh të vendosen në Assam, njofton policia.
XS
SM
MD
LG