Ndërlidhjet

Vriten dy policë në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën dy oficerë të policisë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur të enjten pas detonimit të një makine bombë në afërsi të shtabit policor në lindje të Afganistanit, njoftojnë forcat e rendit.

“Incidenti ka ndodhur të enjten në mëngjes, kur një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë para stacionit kryesor policor në qarkun Pachir-Aw-Agam të krahinës Nangarhar", tha zëdhënësi i guvernatorit të kësaj krahine Ahmad Zia Abdulzai.

Sipas tij, mjeti shpërthyes ishte i fshehur në një kamionë.

“Fatmirësisht nuk kishte viktima në civilë”, shtoi ai.

Talebanët kanë marr përgjegjësinë për këtë sulm, ndërsa pretendojnë se ka më shumë viktima në mesin e policisë.

Në një incident tjetër ndërkaq, një kamikaz tjetër ka sulmuar rezidencën e ligjvënësit Farid Khan Momand, në po këtë krahinë, por ka dështuar në përpjekjet e tij.

Sipas zëdhënësi të guvernatorit, sulmuesi vetëvrasës ka detonuar mjetin shpërthyes ende pa arritur tek caku.

Asnjë grup nuk ka marr përgjegjësinë për incidentin e dytë.
XS
SM
MD
LG