Ndërlidhjet

Tajlandë zgjedhjet: Mbi 15,000 forca të rendit veç në Bangkok


Ilustrim

Ilustrim

Forcat e armatosura të Tajlandës do të shtojnë numrin e trupave të tyre në kryeqytetin Bangkok, në pragë të zgjedhjeve parlamentare të së dielës, thuhet në një njoftim dërguar medieve të enjten.

Ky vendim vjen pas paralajmërimit të qeverisë se ajo mund të mos jetë në gjendje që të kontrolloj situatën, dhe të parandalojë dhunën eventuale nëse protestuesit anti-qeveritar mundohen t’i ndalojnë votuesit t’i afrohen kutive të votimit.

Protestuesit, shumica prej tyre pjesëtarë të Komitetit Popullor për Reforma Demokratike (PDRC), thonë se do të pengojnë votimet si pjesë të fushatës së tyre për përmbysjen e kryeministres Yingluck Shinaëatra.

Vendimi i qeverisë për të bërë presion para zgjedhjeve ka ndezur tensionet në Bangkok, ku protestuesit kanë bllokuar nga mëngjesi rrugët kryesore dhe kanë shtyrë shumë ministri që të mbyllin dyert për javë të tëra.

“Përveç 5,000 ushtarëve të cilët tashmë i kemi shpërndarë në dhe përreth Bangkokut për të ndihmuar në mbikëqyrjen e sigurisë, do të kemi trupa shtesë përreth vendeve ku po protestohet, meqë ka njerëz që do të mundohen të nxisin dhunën”, ka shkruar zëdhënësi i ushtrisë Vinthai Suvaree.

Rreth 10,000 policë do të jenë përgjegjësit e parë të sigurisë në Bangkok të dielën, kurse ushtarët do të qëndrojnë pranë tyre, si reagues i dytë.
XS
SM
MD
LG