Ndërlidhjet

Gjermania mban qetë kursin prej 6.8% të papunë


Ilustrim
Ilustrim
Shkalla e papunësisë në Gjermani ka qenë e qëndrueshme gjatë muajit janar, tregojnë shifrat zyrtare të publikuara të enjten.

Sipas këtyre të dhënave, tregu i punës vazhdon të mbahet mirë falë perspektivës së përmirësuar ekonomike.

Numri i njerëzve të regjistruar si të papunë në ekonominë më të fuqishme evropiane, ka rënë për 28,000, njofton përmes një deklarate Zyra Federale për Punë.

Analistët, ndërkaq, kanë parashikuar një ulje më të vogël për 5,000 vende pune.

Shifrat e papunësisë, të cilat masin numrin e njerëzve që kërkojnë punë, në raport me numrin e përgjithshëm të njerëzve në punë ose të papunë, është i pandryshuar dhe vazhdon të jetë 6.8% në terma sezonale të janarit, thotë zyra federale.

“Tregu i punës po vazhdon të zhvillohet pozitivisht”, thotë kjo zyre.

Në kontrast, numri i përgjithshëm i gjermanëve të papunë është shtuar për 263,018 dhe tani numëron 3.136 milionë.

Mirëpo, Zyra Federale për punësim insiston se kjo gjë ndërlidhet vetëm me pushimin dimëror.
XS
SM
MD
LG