Ndërlidhjet

Yanukovych në pushim mjekësor


Ukrainë - Demonstratat e opozitës kundër presidentit ukrainas Viktor Yanukovych, Maidan, Kiev, 30 janar, 2014
Ukrainë - Demonstratat e opozitës kundër presidentit ukrainas Viktor Yanukovych, Maidan, Kiev, 30 janar, 2014
Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovych, i cili po lufton me të gjitha forcat kundër protestuesve që po kundërshtojnë regjimin e tij, është sëmurë keq nga një virus dhe sot nuk ka dal në punë, njoftoi zyra e tij të enjten.

“Presidenti është në pushim mjekësor”, thuhet në një njoftim për medie.

Zëvendësshefi i drejtorisë shtetërore për çështje mjekësore, Olexander Orda, citohet të ketë thënë në këtë komunikatë se Yanukovych ka probleme me “serioze respiratore të përcjella me temperaturë të lartë”.

Në anën tjetër, në Kiev protestuesit vazhdojnë të refuzojnë thirrjen për ndalimin e protestave, dhe lirimit të hapësirave qeveritare, pas ofertës së djeshme të parlamentit për një amnisti të përgjithshme të protestuesve të burgosur.

Sipas tyre, autoritetet nuk janë në pozitë që të kushtëzojnë protestuesit me zmbrapsje, por se ata duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme dhe largim të menjëhershëm të presidentit Yanukovych.
XS
SM
MD
LG