Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria egjiptiane vret shtatë militantë në Sinai


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën shtatë militantë janë vrarë gjatë një sulmi ajror të forcave të armatosura të Egjiptit në gadishullin Sinai, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga ushtria të enjten.

Të shtatët kanë vdekur “në një sulm ajror të kryer në dy shtëpi që i takonin ekstremistëve islamist Takfiri, që janë lojal ndaj lëvizjes Vëllazëria Myslimane”.

Sipas ushtrisë sulmi është kryer në jug të Sheikh Zuwaid të enjten në mëngjes.

Sulmet militantë në Sinai janë shtuar në intensitet dhe janë shpërndarë gjetiu në Egjipt prej se është përmbysur presidenti islamist Mohammed Morsi në korrik të vitit të kaluar.

Shumica e sulmeve, përfshirë edhe sulmet e fundit me bomba në Kajro dhe vrasja e një zyrtari të lartë të sigurisë të martën, janë marr përsipër nga grupi radikal Ansar Beit al-Maqdis.

Autoritetet kanë fajësuar Vëllazërinë e Morsit për këto sulme, dhe të njëjtën lëvizje e kanë shpallur në dhjetor si organizatë terroriste.

Mirëpo Vëllazëria Myslimane nga ana e saj, ka dënuar sulmet dhe shpesh sugjeron se ato janë të orkestruara nga forcat e sigurisë, dhe jo grupe militantësh qysh deklarojnë autoritetet në Kajro.
XS
SM
MD
LG