Ndërlidhjet

logo-print

Ndarje etnike dhe politike në Ballkan

  • RFE /RL

James Clapper, foto nga arkivi

James Clapper, foto nga arkivi

Drejtori i Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, James Clapper, gjatë një dëgjimi para Komisionit të Posaçëm në Senatin e Shteteve të Bashkuara për kërcënimet mbi sigurinë në botë në vitin 2014, ka përmendur edhe Ballkanin Perëndimor.

Duke rradhitur ndasitë e vazhdueshme etnike në Ballkan në kuadrin e sfidave me të cilat do të përballet siguria globale këtë vit, zoti Clapper ka veçuar Bosnjë e Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Qeveria e Maqedonisë, tha zoti Clapper, vazhdon të nxisë programe që synojnë të inkurajojnë nacionalizmin e maqedonasve etnikë në kurriz të integrimit euro-atlantik të vendit.

"Sa më gjatë që rruga e Maqedonisë për anëtarësimin në BE dhe NATO të mbetet e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit si dhe të marrëdhënieve të dobëta dypalëshe me Bullgarinë, aq më i madh është rreziku që tensionet etnike të rriten".

"Në Bosnjë e Hercegovinë, interpretimet e ndryshme të kronizës politike, të bazuara në Marrëveshjen e Daytonit në vitin 1995, dhe përpjekjet e liderëve boshnjakë, kroatë dhe serbë për të mbajtur kontrollin mbi ndikimin politik dhe etnik do të dëmtojnë institucionet qendrore të BeH-së", thuhet në raportin e zotit Clapper.

Sipas tij, “zgjedhjet më 2014-ën nuk do të mund t’i përafrojnë këto dallime, duke zbehur kësisoji edhe shpresat për integrimin euro-atlanik të Bosnjës”. (a.v.)
XS
SM
MD
LG