Ndërlidhjet

Arrestohen të dyshuarit për bombat në Volgograd


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet ruse thonë se kanë identifikuar sulmuesit vetëvrasës, përgjegjës për dy sulmet, që vranë 34 persona në qytetin Volgograd muajin e kaluar.

Komiteti kombëtar kundër terrorizmit tha sot se, autoritetet kanë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të të dyshuarve.

Po ashtu, thuhet se të dyshuarit ishin anëtarë të një grupi terrorist me bazë në Kaukazin Verior.

Dy bashkëpunëtoret e të dyshuarit kryesor janë arrestuar në Dagestan të mërkurën.

Shpërthimet në stacionin hekurudhor Volgograd ngriten frikën e sulmeve të mëtejshme përpara Olimpiadës Dimërore në Sochi, që hapet javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG