Ndërlidhjet

Deputetët serbë: Procesi kundër Ivanoviqit “ka prapavijë politike"


Ilustrim
Ilustrim
Deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës, kanë kërkuar nga organet kompetente që t’ia mundësojnë Olliver Ivanoviqit mbrojtjen nga liria.

Përmes një deklarate për medie, këta ligjvënës shkruajnë se janë të vetëdijshëm që prokuroria dhe gjykata janë të pavarura, dhe se duhet të jenë të liruar nga çfarëdo presioni.

“Mirëpo, ditëve të fundit, jemi dëshmitar se kundër z. Ivanoviq po bëhet një fushatë nga mediet e Prishtinës, andaj edhe jemi të detyruar të reagojmë në këtë mënyrë”, thuhet në këtë njoftim.

Sipas deputetëve serbë, marr parasysh se Ivanoviq ka qenë i qasshëm për organet kosovare dhe ato ndërkombëtare të ndjekjes për tërë këto vite; se ishte deputet në dy mandate në Kuvendin e Kosovës, dhe se është fytyrë publike; “nuk ka asnjë shansë që ai të jetë i pasqasshëm për prokurorinë.

"Këtë madje e ka dëshmuar kur i është përgjigjur ftesës për deklaratë”, thonë ata.

Por, ligjvënësit serbë thonë se megjithatë dyshojnë që procesi kundër Olliver Ivanoviq, të jetë tërësisht i motivuar mbi bazat të cilat rëndojnë mbi të.

“Nuk mund të mos bien pre e përshtypjes se caktimi i paraburgimit prej 30 ditë, nuk ka lidhje me proceset politike, të cilat po ngjajnë në veri të Kosovës, dhe se dikush po tenton që t’ia pamundësojë atij të bëhet kryetari i parë i Mitrovicës së Veriut”, thuhet në këtë deklaratë.
XS
SM
MD
LG