Ndërlidhjet

Kryengritësit sulmojnë një ndërtesë qeveritare në Bagdad


Ilustrim

Ilustrim

Kryengritësit kanë sulmuar një ndërtesë qeveritare në Bagdad, sikuse që kanë ndodhur edhe disa shpërthimet në qendër të kryeqytetit të Irakut gjatë ditës së sotme.

Thuhet se të paktën gjashtë persona të armatosur sulmuan ndërtesën e Ministrisë së Transportit.

Një zyrtarë i lartë citohet të ketë thënë se, forcat e sigurisë kanë vrarë sulmuesit dhe sipas tij, në këto sulme kanë humbur jetën 18 persona.

Në një pjesë tjetër të Bagdadit, ndodhen dy shpërthime me bomba pranë një tregu, ku kanë mbetur të vrarë të paktën gjashtë veta.

Me keto incidente, numri i të vrarëve në Irak gjatë këtij muaji ka shkuar mbi 900.
XS
SM
MD
LG