Ndërlidhjet

HRW, akuza qeverisë siriane për shkatërrimin e mijëra ndërtesave


Ilustrim
Ilustrim
Organizata humanitare, Human Rights Watch, ka akuzuar qeverinë siriane, se ka përdorur eksplozivë dhe eskavator për të shkatrruar me qëllim mijëra ndërtesa të banimit në një fushatë të dukshme për të ndëshkuar civilë që besohet se jenë mbeshtetës të forcave opozitare.

Raporti permban imazhet satelitore, deklarata të dëshmitarëve, video dhe provat fotografike që mbështetë pretendimet e tij.

Sipas raportit, "autoritetet siriane qëllimisht dhe në mënyrë të paligjshme demoluan mijëra ndërtesa banimi në Damask dhe Hama në vitin 2012 dhe 2013", duke bërë që mijëra familje të humbasin shtëpitë e tyre.

Raporti thotë se rrafshimin i lagjeve të tërë "nuk është një taktikë e luftës" dhe i bën thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ta shqyrtuar çështjen.
XS
SM
MD
LG