Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Mjekët kanë filluar zgjimin e Schumacherit nga koma


Schumacher gjatë skijimit

Schumacher gjatë skijimit

Një zëdhënëse e mjekëve të automobilistit, Michael Schumacher, thotë se doktorët e kanë filluar uljen e ilaçeve sedative për ish-kampionin e Formulës 1, në mënyrë që të filloj zgjimi i tij nga gjendja e komës.

Automobilisti Schumacher, 45 vjeçar, ka pësuar plagë serioze në kokë, kur është rrëzuar dhe me kokë i ka rënë një shkëmbi, duke e thyer helmetën e tij, gjatë skijimit në Alpet e Francës.

Automoblisit gjerman ishte në gjendje stabile por kritike shëndetësore, në gjendje të komës artificiale, për më tepër se një muaj në një spital në qytetin Grenobël.

Zëdhënësja e Schumacherit, Sabine Kehm, tha se procesi i zgjimit mund të zgjatë për “një kohë të gjatë”.

Raportohet se është e paqartë se çfarë do të jetë gjendja e automobilistit të njohur nëse procesi i zgjimit do të jetë i suksesshëm.

Simpatizuesit e shumtë të tij, për një kohë të gjatë kanë qëndruar para spitalit, duke i dhënë mbështetje idolit të tyre gjatë mjekimit nga plagët, që e kanë rrezikuar jetën e tij.

Michael Schumacher u tërhoq nga Formula 1 në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG