Ndërlidhjet

Vulin: Serbët e Kosovës do të votojnë në zgjedhjet e Serbisë


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Serbët e Kosovës do të votojnë më 16 mars në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, ka deklaruar sot ministri i angazhuar për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

“Do të votojnë për parlament dhe për qeverinë e ardhshme të Serbisë”, tha Vulin sot në Beograd, pas paraqitjes së investimeve të mundshme në mjediset me popullatë shumicë serbe në Kosovë, të organizuar për kompanitë ruse, ku ka marrë pjesë edhe ambasadori rus, Aleksandar Chepurin.

Modalitetet e votimit do të përcaktohen në marrëveshje me OSBE-në, ka thënë Vulin, me ç’rast ka vlerësuar se pjesëmarrja e serbëve të Kosovës, në këto zgjedhje, është shumë e rëndësishme, raporton agjencia Beta.
XS
SM
MD
LG