Ndërlidhjet

Në Bosnje, kundërthënje për flamurtarin në olimpiadë


Ilustrim

Ilustrim

Në Bosnje-Hercegovinë, kanë nis polemika rreth asaj se kush do të mbajë flamurin e vendit në hapjen e Lojërave Olimpike në Sochi të Rusisë që do të nisin të premten e ardhshme me 7 shkurt.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Bosnjes, Sinisha Kisiq, thotë se nuk ka asnjë plan për të ndryshuar vendimin.

Komiteti ka zgjedhur Zhana Novakoviç, nga Republika Srpska, të mbaj flamurin, mbi bazën e performancës së saj në garat me ski.

Sipas, Komiteti, rezultatet e saj ishin më të mirë se rezultatet e të gjithë atletëve të tjerë në sportet dimërire në Bosnje.

Por, disa nga kritikët kanë thonë se skiator Igor Laikert, nga Federata Myslimano-Kroate, ka pasur rezultatet më të mira dhe ishte dashur që ai të ishte zgjedhur.
XS
SM
MD
LG