Ndërlidhjet

Hagel: Sirisë i ka kaluar koha për të dorëzuar armatimet


Sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të "shqetësuar" pasi që qeverisë siriane i ka klaluar koha për dorëzimit e materialeve të saj të armëve kimike për shkatërrim.

Duke folur gjatë një vizitë në Poloni, Hagel tha se nuk është e qartë nëse vonesa është bërë për shkak të "paaftësisë" apo ka arsyje të tjera.

Hagel deklaroi po ashtu se këtë çështje ka diskutuar me ministrin rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Rusia është një aleat i qeverisë siriane që ka negociuar me Uashingtonin vitin e kaluar ku ishte arritu marrëveshja në të cilën qeveria ishte dakorduar të dorëzohej stoqet e armëve kimike.

Qeveria siriane ka kaluar afatin e 31 dhjetorit për të dorëzuar armatimet e saja.
XS
SM
MD
LG