Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga dhe Zhbogar biseduan për zgjedhjet lokale


Pamje nga takimi Jahjaga - Zhbogar

Pamje nga takimi Jahjaga - Zhbogar

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë takimit me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka biseduar për përmbylljen e procesit të zgjedhjeve lokale, konsolidimin e institucioneve të zgjedhura, për negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit, dialogun Kosovë – Serbi, e të tjera.

Atifete Jahjaga ka shprehur vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për t’i përmbushur të gjitha kërkesat, që dalin nga negociatat MSA deri në pranverë, dhe për liberalizimin e vizave.

Në këtë kuadër ajo ka theksuar se agjenda evropian është agjendë që i bashkon të gjitha komunitetet në Kosovë dhe se i gjithë spektri politik i Kosovës ka qëndrim unik për përfundimin e reformave për hapjen e rrugës së integrimit të Kosovës në BE, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Duke u shprehur për zgjedhjet e sërishme në Mitrovicën e Veriut, më 23 shkurt, Jahjaga ka theksuar se nevojën që ato të jenë të lira dhe demorkatike.
XS
SM
MD
LG