Ndërlidhjet

SHBA: 92 veta të implikuar në mashtrimin atomik


Sekretarja e forcave ajrore Deborah Lee James.

Sekretarja e forcave ajrore Deborah Lee James.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes i SHBA-së, thotë se numri i oficerëve amerikanë të forcave bërthamore, të implikuar në skandalin e mashtrimit, është rritur në 92.

Kjo forcë i ka gjithsej 500 pjesëtarë.

Sekretarja e forcave ajrore Deborah Lee James, e cila në këtë pozitë nisi punën javën e kaluar këto deklarata i bëri sot në Uashington, pasi vizitoi bazat atomike në gjithë vendin.

Forcat Ajrore aktualisht kanë shpallur se 34 oficerë fillimisht besohej se ishin të involvuar në mashtrim në testet mujore të aftësive të tyre për t’i mirëmbajtur dhe lansuar raketat bërthamore.

Mashtrimi është zbuluar në një bazë të forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në shtetin Montana, që është përgjegjëse për 150 raketa atomike.

Forcat Ajrore të SHBA-së thonë se i kanë 450 raketa balistike interkontinentale të gatshme në çdo kohë.
XS
SM
MD
LG