Ndërlidhjet

Në Mynih nis sot konferenca tre ditore për sigurinë


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqës të 20 shteteve dhe qeverive të ndryshme, ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, janë mbledhur në Mynih për të marr pjesë në konferencen e 50, që ka të bejë me sigurinë.

Gjatë tri ditëve, sa do të zgjasë konferenca, temë diskutimi do të jenë, lufta në Siri, kriza politike në Ukrainë dhe programi bërthamor i Iranit.

Në ketë takim marrin pjesë, Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe ai i mbrojtjes Chuck Hagel.

Rusia përfaqësohet nga Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, kurse nga Irani merr pjesë Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif.

Gjithashtu, në ketë takim merr pjesë edhe Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, Shefja e Politikë së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, Presidenti i Komisionit Evropian, Herman Van Rompuy, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, dhe i dërguari ndërkombëtar për Siria Lakhdar Brahimi.

Të shtunën, Kerry është planifikuar të takohet me drejtuesit e opozitës në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG