Ndërlidhjet

Bisedimet në Gjenevë për Sirinë - pa rezultate


Ndërmjetësi ndërkombëtar, Lakhdar Brahimi.
Ndërmjetësi ndërkombëtar, Lakhdar Brahimi.
Palët në bisedimet e Gjenevës për paqe në Siri, pritet të përfundojnë raundin e parë të bisedimeve pa ndonjë rezultat konkret për t’i dhënë fund dhunës, një tranzicioni politik, ose edhe dërgimit të ndihmave humanitare.

Negociatorët nga regjimi i presidentit Bashar al-Asad dhe ata të opozitës nga Këshilli Kombëtar Sirian kanë argumentuar në Gjenevë një ditë më parë se kush është përgjegjës për konfliktin.

Ndërmjetësi ndërkombëtar, Lakhdar Brahimi, u ka thënë gazetarëve se të dyja palët janë dakorduar se terrorizmi "është një problem shumë serioz brenda Sirisë, por nuk ka marrëveshje se si të merren me të".

Kreu i opozitës siriane, Ahmad Jarba, thuhet se ka në plan të takohet me zyrtarët rusë, ndërsa Brahimi ka deklaruar se për këto bisedime do t’i informojë udhëheqësit e botës në Konferencën e sigurisë në Mynih.
XS
SM
MD
LG