Ndërlidhjet

30 miliardë dollarë janë vjedhur nga mjetet e ndara për Olimpiadën


Ilustrim

Ilustrim

Politikani opozitar, Boris Nemtsov, ka përsëritur akuzat e tij për korrupsion masiv që lidhen me Olimpiadën dimërore që pritet të mbahet në Sochi.

Nemtsov, duke folur në Uashington, deklaroi se rreth 30 miliardë dollarë janë vjedhur nga mjetet e ndara për Olimpiadën. Ai pohoi se fondet janë vjedhur nga zyrtarët dhe miqtë e tyre nga bizneset.

Nemtsov, ka paraqitur një raporti që e ka përgatitur bashkë me aktivisten Leonid Martynyuk. Raporti, ishte publikuar fillimisht në muajin maj të vitit të kaluar dhe ishte përkthyer në gjuhën angleze dhe ishte postuar edhe në internet.

Autorët deklaruan se ata kanë arritur në këto konstatime duke krahasuar vlerësimin fillestar dhe koston përfundimtare të projekteve si dhe duke krahasuar shumat e shpenzimeve të Olimpiadave në vendet e ndryshme.

Në total, Olimpiada Dimërore në Sochi kap koston e 51 miliardë dollarëve. Shifra përfshin infrastrukturën për lojërat. Vlerësimi është bërë në shkurt të vitit 2013 nga zëvendëskryeministri Dmitry Kozak, i cili ka qenë përgjegjës për përgatitjet e Olimpiadës.
XS
SM
MD
LG