Ndërlidhjet

Nis debati për reformën zgjedhore


Ilustrim

Ilustrim

Kuvendi i Kosovës, po zhvillon debat në lidhje me reformën zgjedhore. Fillimisht, kryetari i ish-Komisionit për Reformën Zgjedhore, Haki Demolli kërkoi që rekomandimet t'i dërgohen Komisionit për Legjislacion në mënyrë që të hyjnë në procedura të rregullta. Në bazë të këtyre rekomandimeve, më pas Kuvendi mund të merr vendim për ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Gjatë debatit, Partia Demokratike e Kosovës, përmes deputetit Arsim Bajrami ka mbështetur organizimin e zgjedhjeve të rregullta dhe jo të parakohshme.

Ai propozoi që partitë politike në Kuvend të përfundojnë reformën gjatë muajit shkurt dhe më pas, duke u mbështetur edhe në parimet e Venecias, zgjedhjet të organizohen diku pas gjashtë muajve, përkatësisht në fillim të vjeshtës.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka mbështetur vazhdimin e reformës por ka kërkuar që procesi i zgjedhjeve të mos mbeten peng i kësaj reforme.

Në anën tjetër, deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se reforma deri më tani është përdorur vetëm si instrument politik i kreut të qeverisë së Kosovës dhe LDK-së nga opozita, për pazare politike dhe jetëgjatësinë e qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq lidhur me reformën, ajo ka shpalosur qëndrimet e subjektit që
përfaqëson.

Aktualisht, subjektet politike po synojnë të bëjnë reforma, pa e prekur edhe Kushtetutën, çka po ndikon që kjo reformë të jetë krejtësisht sipërfaqësore.
XS
SM
MD
LG