Ndërlidhjet

Francë: Kezerashvili të ekstradohet në Gjeorgji


David Kezerashvili

David Kezerashvili

Një prokuror në provincën francez Aix-en, ka rekomanduar në seancë gjyqësore që ish- ministri gjeorgjian i mbrojtjes David Kezerashvili të ekstradohet në Gjeorgji.

Avokati i Kezerashvili, Shota Mindeli, tha të premten se vendimi përfundimtar për ekstradimin e mundshëm të klientit të tij është shtyrë për 27 shkurt.

Kezerashvili u arrestua në Francë në tetor me akuzë për trafikim të armëve.

Hetuesit thonë se në Gjeorgji, Kezerashvili është i dyshuar për pastrim parash, shitjen e pronave komerciale pa leje dhe për marrje ryshfeti.

Kezerashvili është një bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit të Gjeorgjisë Mihkeil Saakashvili, i cili dha dorëheqjen në tetorin e vitit të kaluar, pas dy mandateve.
XS
SM
MD
LG