Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Centrali atomik është mbyllur pas radioaktivitetit


Ilustrim

Ilustrim

Një central atomik i riprocesimit në pjesën veriperëndimore të Anglisë është mbyllur pjesërisht, pasi janë hetuar nivele të ngritura të radioaktivitetit.

Kompania Sellafield Ltd ka njoftuar sot se radioaktiviteti “mbi normale” është detektuar dhe, rrjedhimisht, kompania po operonte me personel të reduktuar, si masë të parandalimit.

Mëtutje ajo ka thënë se nuk ka rrezik për publikun ose punonjësit.

Operatorët e saj kanë thënë se nivelet e rrezatimit janë mbi normalen, por shumë nën atë që do të kërkonte ndonjë aksion nga punonjësit “brenda kapacitetit ose jashtë tij”.

Ministria britanike e energjisë tha se është në kontakt të përhershëm me kompaninë Sellafield Ltd dhe “nuk ka arsye të besoj” se nivelet e rritura të radioaktivitetit në këtë central, janë më serioze se sa ka njoftuar kompania.
XS
SM
MD
LG