Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Kërkohet hetim për vrasje, rrëmbime dhe tortura në Ukrainë


Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga Ukraina që të bëhet hetim lidhur me vrasjet, rrëmbimet dhe torturat gjatë trazirave politike në këtë vend.

Zëdhënësi i Komisionarit të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, Rupert Coville, tha se kjo zyre është e “tmerruar” nga vdekjet aktuale të së paku katër protestuesve antiqeveri dhe se këto vrasje duhet të “hetohen shpejtë, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të pavarur”.

Këto komente u bënë pasi është gjetur aktivitsti antiqeveri ukrainas i zhdukur, Dmytro Bulatov, i cili ishte rrahur pamëshirshëm gjatë natës.

Aktivisti tjetër i rrëmbyer, Yuriy Verbytsky, ishte gjetur i vdekur më 22 janar në një mal afër kryeqytetit Kiev, derisa shoku i tij, Ihor Lutsenko, është gjetur i gjallë pasi ishte rrahur.
XS
SM
MD
LG