Ndërlidhjet

Obama: Lojërat në Soçi do të jenë të sigurta


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se beson se Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë, muajin e ardhshëm, do të jenë të sigurta dhe se amerikanët, që duan të shkojnë atje, duhet ta bëjnë këtë.

Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan, CNN, të transmetuar sot, Obama tha se rusët e kuptojnë rëndësinë e organizimit të ngjarjes ndërkombëtare.

Megjithatë, ai theksoi se “gjithnjë ka disa rreziqe” në tubimet ndërkombëtare, siç është Olimpiada.

Sipas zotit Obama, zyrtarët amerikanë janë në koordinim me rusët dhe i kanë shikuar planet e sigurisë së Rusisë.

Por, presidenti Obama ka thënë se gjithnjë do të ndjehej më mirë nëse ngjarja do të ishte zhvilluar brenda Shteteve të Bashkuara, “për shkak se ne kemi kontroll të plotë lidhur me atë se çka po ndodhë”.
XS
SM
MD
LG