Ndërlidhjet

Uzumcu: Të përshpejtohet transporti i armatimit kimik të Sirisë


Drejtori i përgjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik Ahmet Uzumcu
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik Ahmet Uzumcu
Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik ka kërkuar sot që Siria ta përshpejtoj transportin e rezervave të saj të armatimit kimik.

Drejtori i kësaj organizate, Ahmet Uzumcu, nëpërmjet një kumtese tha se zyrtarët e Sirisë duhet ta “mbajnë ritmin” me qëllim që të plotësohet afati deri më 30 qershor, që të gjitha armatimet e saj kimike të shkatërrohen.

Zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë sekretarin e mbrojtjes, Chuck Hagel, poashtu, kanë shprehur pakënaqësi me vonesat nga Siria.

Më pak se 5% të të gjitha armatimeve kimike të Sirisë janë transportuar jashtë Sirisë.

Por, ministria e jashtme ruse ka thënë sot se Siria po vepron “me vullnet të mirë” në përkushtimin e saj për eliminimin e armatimit kimik.

Vitin e kaluar, Rusia ka bërë negociata me Shtetet e Bashkuara, për arritjen e marrëveshjes për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë, për t’i evituar kërcënimet amerikane me sulme ajrore.
XS
SM
MD
LG