Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi me bombë – tre ushtarë të vrarë


Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë kundër një autobusi në provincën Baloçistan në Pakistan
Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë kundër një autobusi në provincën Baloçistan në Pakistan
Së paku tre ushtarë pakistanezë janë vrarë sot në provincën Baloçistan, kur makina e tyre është goditur nga bomba, derisa ata ishin në patrullë në këtë rajon.

Kjo hapësirë konsdierohet bazë e militantëtve separatisët të Baloçistanit, që gati për një dekadë luftojnë për shtet të pavarur.

Nga eksplodimi i bombës janë plagosur katër ushtarë të tjerë, kanë njoftuar autoritetet.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Forcat e sigurisë qeveritare në Baloçistan, që është një territor i madh në kufirin me Iranin dhe Afganistanin, po zhvillojnë luftime kundër kryengritësve separatistë dhe militantëve islamikë.
XS
SM
MD
LG