Ndërlidhjet

Klose: Shoqëria e lirë nuk i rrahë gazetarët


Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Kevin Klose, ka deklaruar se “shoqëria e lirë nuk i rrahë gazetarët profesionistë, derisa ata i kryejnë detyrat e tyre”.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në Kiev në kryeqytetin e Ukrainës, ku u takua me gazetarët e zyrës së Shërbimit të Radios Evropa e Lirë për Ukrainën.

Së bashku me zotin Klose ishte edhe anëtari i Bordit të Guvernatorëve të Transmetimit, Matthew Armstrong.

Të dy ata arritën në Kiev për tu takuar me gazetarët ndërkombëtarë të mediave të Shteteve të Bashkuara, me ç’rast e denoncuan dhunën dhe kërkojnë nga autoritetet e Ukrainës, që t’i respektojnë obligimet e tyre ndërkombëtare për liri të shtypit dhe për të siguruar të drejtën themelore për mbrojtje të gazetarëve.

Reporteri i Shërbimit për Ukrainën të Radios Evropa e Lirë, Dmytro Barkar, dhe kameramani Ihor Iskhakov, kanë pësuar plagë në kokë nga rrahja nga policia Berkut.

Poashtu, edhe gazetarë të tjerë të Radios Evropa e Lirë dhe të Zërit të Amerikës janë keqtrajtuar në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG