Ndërlidhjet

Kosovë: Hashim Thaçi – në konferencën për siguri


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën vjetore për Siguri, që mbahet në Munih.

Në njoftimin nga qeveria, zoti Thaçi do të jetë njëri nga panelistët, në këtë konferencë, e cila sivjet e shënon 50 vjetorin.

Në këtë tubim të rëndësishëm pritet pjesëmarrja e më se 20 shefave të shteteve dhe qeverive, së bashku me shumë ministra të mbrojtjes.

Në delegacionin e Shteteve të Bashkuara përfshihen edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel.
XS
SM
MD
LG