Ndërlidhjet

Gjermani: Presidenti Gauck e hapi konferencën e sigurisë


Presidenti gjerman Gauck gjatë fjalimit në hapje të konferencës në Munih
Presidenti gjerman Gauck gjatë fjalimit në hapje të konferencës në Munih
Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, sot e ka hapur Konferencën vjetore të sigurisë në Munih, me thirrjen që Gjermania të luaj rol më të madh në skenën botërore.

Presidenti Gauck tha se “Gjermania duhet të angazhohet si partner i mirë më herët, më me vendosmëri dhe në mëynrë gjithpërfshirëse”, në krizat botërore.

Në këtë mënyrë ai është përgjigjur ndaj kritikave në adrtesë të Gjermanisë, se megjithqë është ekonomia më e madhe e Bashkimit Evropian, një kohë të gjatë e ka ndjekur politikën e “përmbajtjes ushtarake” dhe i kishte kufizuar kontributet e saj në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse.

Në konferencën e sivjeme të sigurisë në Munih do të trajtohen lufta në Siri, kriza në Ukrainë, programi atomik iranian, dhe operacionet e vëzhgimit të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG