Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Nënshkruhet ligji për amnisti, Kerry në anën e opozitës


Pamje nga demonstratat në Kiev të Ukrainës

Pamje nga demonstratat në Kiev të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, e ka nënshkruar ligjin me të cilin parashihet amnisti e kushtëzuar për protestuesit antiqeveri, të burgosur gjatë trazirave aktuale.

Këtë ligj, së bashku me atë për anulimin e legjislacionit kundërthënës antiprotestë, Yanukovich i ka nënshkruar sot, megjithqë, zyra e tij ka thënë se ai zyrtarisht gjendet në pushim mjeksëor.

Tashmë, opozita e ka hedhur poshtë ligjin për amnisti, pasi është i kushtëzuar me tërheqjen e protestuesve nga ndërtesat qeveritare, të cilat ata i kanë okupuar aktualisht.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka mbështetur opozitën, duke thënë se koncesionet e ofruara nga Yanukovichi, deri tash, nuk janë të mjaftueshme për zgjidhjen e krizës.
XS
SM
MD
LG