Ndërlidhjet

Biden kërkon pajtimin e Kurdistanit me qeverinë në Bagdad


Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden (Ilustrim)

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden (Ilustrim)

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka biseduar me telefon të premten mbrëma me presidentin irakian Massoud Barzani, për t’i thënë liderit kurd se krahina autonome veriore e Kurdistanit, duhet të punojë ngushtë me qeverinë qendrore në Bagdad, për të zgjidhur konfliktin që ka për eksportin e naftës.

Shtëpia e Bardh ka konfirmuar detajet e diskutuara në telefon mes dy liderëve.

Administrata amerikane thotë se Biden ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të afërt me qeverinë rajonale veriore dhe qeverisë qendrore në Bagdad.

Qeveria e drejtuar nga komuniteti i shiitëve në Bagdad dhe autoritetet kurde në veri, nuk pajtohen rreth vendimit të autoriteteve në Kurdistan që të eksportojnë unilateralisht naftën e papërpunuar për në Turqi.

Kurdistani dhe Turqia kanë lidhur para pak javësh një marrëveshje miliardëshe të eksportit të naftës kurde për Turqi, mirëpo e njëjta është shpallur e pavlefshme nga qeveria qendrore irakiane.
XS
SM
MD
LG