Ndërlidhjet

Sot rifillon gjykimi kundër Morsit


Ish-presidenti i Egjiptit Mohammed Morsi, gjatë gjykimit të tij, në një kafaz brenda gjykatës (Ilustrim)

Ish-presidenti i Egjiptit Mohammed Morsi, gjatë gjykimit të tij, në një kafaz brenda gjykatës (Ilustrim)

Në Kajro, pritet të rifillojë sot gjykimi kundër Mohammad Morsi ish-presidentit islamist egjiptian.

Morsi, i cili është përmbysur nga pushtetit në korrik të vitit të kaluar nga ushtria, përballet me akuza të shumëfishta, përfshirë edhe nxitje të vrasjeve të kundërshtarëve të tij politik.

Ai po ashtu ngarkohet edhe për komplot me grupe të huaja, dhe organizim të revoltës në burgje.

Para dy javësh, akuza të tjera i janë mveshur dhe shtuar listës kundër tij, që kanë të bëjnë me “fyerje të drejtësisë”.

Morsi gjendet në paraburgim prej ditës kur është rrëzuar nga pushteti.

Të premten ndërkaq, kanë shpërthyer prapë përleshjet ndërmjet të policisë dhe mbështetësve të Morsi, nga Vëllazëria Myslimane, e cila është e ndaluar nga autoritetet.

Dhuna u nxit pasi demonstruesit provuan që pas protestës të ngritin një kamp në sheshin e qarkut verior të Kajros, të cilën gjë e shpartalloi policia.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, mbi 20 persona janë lënduar gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve.

Demonstruesit kërkojnë që Morsi të kthehet në postin e presidentit të Egjiptit.
XS
SM
MD
LG