Ndërlidhjet

Kerry takon opozitën ukrainase në Munich


Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry (Ilustrim)

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry (Ilustrim)

Prijësit opozitar ukrainas takohen sot me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry, në kohën kur tensionet vazhdojnë në Kiev.

Bisedimet do të zhvillohen në margjina të Konferencës për Siguri në Munich të Gjermanisë, kurse në to thuhet se do të marrin pjesë liderët Arseniy Yatsennyuk dhe Vitali Klitschko.

Yatsenyuk po ashtu pritet të takohet gjatë vikendit në Munich edhe me shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, ndërsa Klitschko do të mbaj fjalim të dielën.

Bisedimet vijnë një ditë pasi ushtria ukrainase i bëri thirrje presidentit Viktor Yanukovych që të ndërmerr “hapa urgjent” për të stabilizuar shtetin dhe t’i jap fund krizës politike që po zgjat për më se dy muaj.

Kryediplomati amerikan John Kerry ndërkaq ka dhënë përkrahje publike të premten për opozitën në Ukrainë.

Në Kiev, Yanukovych ka nënshkruar një ligj ku i ka ofruar amnisti të kushtëzuar protestuesve të burgosur, por oferta e tij është hedhur poshtë nga kampi protestues opozitar, të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij të menjëhershme.
XS
SM
MD
LG