Ndërlidhjet

Protestë në Australi kundër vrasjes së peshkaqenëve


Australi -- Gary Grint pozon para peshkaqenit 5.3 metra të gjatë që ka zënë në brigjet e Perth (Ilustrim)
Australi -- Gary Grint pozon para peshkaqenit 5.3 metra të gjatë që ka zënë në brigjet e Perth (Ilustrim)
Mijëra persona kanë protestuar gjithandej Australisë të shtunën kundër vrasjes së peshkaqenëve në plazhet perëndimore në afërsi të Perth.

Një 19 vjeçe ka lidhur veten në zinxhir për një anije qeveritare, për t’i pamundësuar kësaj lundruese që të del në det për të gjetur dhe vrarë peshkaqentë.

Qeveria e shtetit perëndimor australian kanë qenë e përmbytur nga protestat që kur nisi programin e saj javën e shkuar për të vrarë peshkaqentë, më të gjatë se 3 metra që i afrohen plazheve përreth Perth.

Peshkaqenë më të vegjël janë liruar nga rrjetet, mirëpo protestuesit pretendojnë se edhe kjo formë është e pamjaftueshme.

Qeveria është vënë në lëvizje me këtë plan, pas shtatë sulmeve fatale që ngjanë në tri vitet e fundit.

Peshkaqenë të bardhë që arrijnë deri në 5 metra gjatësi janë parë skaj plazheve të popullarizuara në Australi.

Demonstruesit mbanin pano “Shpëtoni peshkaqentë tanë” dhe ishin mbledh në plazhin e Perth dhe gjithandej Australisë.
XS
SM
MD
LG