Ndërlidhjet

Protestat në Tajlandë dëmtojnë turizmin


Ilustrim
Ilustrim
Kriza e gjatë politike në Tajlandë mund t’i kushtojë shtetit, në humbjen e mbi 1 miliardë dollarë të ardhurash nga turizmi, thonë zyrtarët shtetëror.

Pas tre muajsh protestash anti-qeveritare në Bangkok, dhe frikës në rritje nga dhuna politike gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen të dielën, 48 shtete kanë lëshuar paralajmërime për të mos udhëtuar në Tajlandë.

Sipas zëvendësguvernatorit të autoritetit tajlandez të turizmit Sukree Sithivanich, Laosi komunist është vendi i fundit që ka lëshuar paralajmërim të tillë për qytetarët e vet.

Zëvendësguvernatori parasheh që kriza politike t’ia pamundësojë Tajlandës arritjen e synimit të saj, për sjelljen e 28 milion turistëve këtë vit.

Bankgoku ka qenë skenë e protestave masive që nga muaji nëntor.

Demonstruesit kanë marshuar edhe të shtunën rrugëv të kryeqytetit për t’i bërë thirrje popullatës që të mos dalin në zgjedhjet e nesërme të parakohshme parlamentare.

Qeveria ka mobilizuar më se 123,000 policisë për të dielën që të sigurojnë procesin zgjedhor në mbi 93,000 qendra votimit gjithandej shtetit.

Vetëm në Bangkok pritet të operojnë mbi 12,500 policisë, ndërsa edhe ushtria ka vënë në gjendje gatishmëri 6,000 forca.

Për më se 60 ditë, Bangkoku është vënë në gjendje gatishmërie.
XS
SM
MD
LG