Ndërlidhjet

Vriten katër policë në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët afgan njoftojnë të shtunën se shpërthimi i një bombe të vendosur skaj rrugës, ka goditur një veturë policore duke vrarë katër oficer në jug të Afganistanit.

Zëdhënësi i policisë në krahinën Kandahar, Zia Durrani i tha medieve se një policë po ashtu është lënduar në këtë sulm.

Sulmi – i cili ka ndodhur të premtën mbrëma – ka ngjarë në qarkun Spin Boldak të krahinës Kandahar, në afërsi me kufirin me Pakistanin.

Makinat me bombë, bashkë me bombat e vendosura skaj rruge, dhe sulmuesit kamikaz janë armët dhe mjetet e preferuara të luftës së talebanëve.
XS
SM
MD
LG