Ndërlidhjet

Këshilli Konsultativ për Komunitete pro ulëseve të rezervuara


Ilustrim
Ilustrim
Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti sot mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit, ku dha përkrahje për vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, për komunitetet pakicë.

“Në mbledhjen e sotme këshilli i dha përkrahje kërkesës së deputetëve të komuniteteve jo shumicë për vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar medieve pas takimit.

Këshilli miratoi rekomandimin edhe për siç thuhet "çështjen e kthimit vullnetar", i cili do t’i dërgohet ministrive përkatëse.

Po në mbledhjen e sotme, këshilli miratoi rekomandimin me të cilin kërkohet përdorimi i gjuhëve zyrtare në nivel komunal, në pajtim me ligjin për gjuhët.
XS
SM
MD
LG