Ndërlidhjet

Paralizohet trafiku në Vojvodinë, mbyllet kufiri me Hungarinë


Serbi - Ushtria ka nxjerr makinerinë e saj për të pastruar rrugët në Vojvodinë, 1 shkurt, 2014
Serbi - Ushtria ka nxjerr makinerinë e saj për të pastruar rrugët në Vojvodinë, 1 shkurt, 2014
Shërbimet emergjente serbe kanë evakuar të paktën 190 persona e ngujuar në makinat e tyre në veri të Serbisë, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, që kanë paralizuar komunikacionin.

Kompania shtetërore e hekurudhave njoftojnë se kanë nisur evakuimin e dhjeta udhëtarë nga dy trena, që kishin ngec në borë.

Sipas zyrtarëve serb, erërat e fuqishme dhe shtjellat e borës kanë detyruar autoritetet që të mbyllin vendkalimin kryesor kufitar me Hungarinë.

Erërat, që po fryjnë deri në 160 km/h, në disa rajone kanë krijuar shtjella të larta deri në 3.5 metra.

Autoritetet serbe i kanë bërë thirrje popullatës në Vojvodinë që t’i shmanget udhëtimeve dhe të rrinë në shtëpitë e tyre gjatë fundjavës.

Ushtria ndërkaq është angazhuar për të pastruar rrugët, dhe për të nxjerr qytetarët e bllokuar në makina, në rajonet ku autoritetet civile s’po arrijnë të depërtojnë.
XS
SM
MD
LG