Ndërlidhjet

Shpërthejnë trazirat në Bangkok


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën pesë persona janë lënduar në kryeqytetin e Tajlandës në Bangkok të shtunën, në kohën kur përleshjet ndërmjet të protestuesve dhe përkrahësve të qeverisë kanë shpërthyer, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, njoftojnë zyrtarët.

Përkrahësit dhe kundërshtarët e kryeministres Yingluck Shinawatra, fillimisht kanë shtënë gur ndaj njëri tjetrit, ndërsa më vonë edhe kanë hapur zjarr nga armë të ftohta.

Të shtëna janë dëgjuar në kohën kur protestuesit anti-qeveritar kishin rrethuar zyrat e kuvendit komunal, ku ruhen kutitë e votimit, në përpjekje për të penguar shpërndarjen e tyre për zgjedhjet e nesërme.

Opozita do të bojkotojë zgjedhjet e së dielës, të cilat pritet t’i fitojë partia e Yingluck.

Protestuesit anti-qeveritar duan që qeveria të zëvendësohet nga një këshill popullor, e jo me zgjedhje të reja, sepse dyshon se ato do të manipulohen masivisht nga pushteti.

Ata akuzojnë Yingluck për korrupsion, dhe thonë se ajo është më shumë si marionetë e vëllaut, ish-kryeministrin Thaksin Shinaatra, i cili është përmbysur pas një grusht-shteti në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG