Ndërlidhjet

Mburoja raketore izraelite rrëzon raketën e Sinait


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria izraelite njofton se mburoja e saj raketore ka rrëzuar një raketë të lansuar në drejtim të resorit bregdetar Eliat në Detin e Kuq, në afërsi të kufirit me Egjiptin, nga Gadishulli Sinai.

Forcat e armatosura thonë se raketa ishte zënë të premtën në mbremje.

Asnjë dëmtim në njerëz apo në pronë, nuk është raportuar, ndërsa ushtria nuk ka dhënë më shumë detaje se kaq.

Sulmet me raketa në Eliat janë shumë të rralla.

Militantët islamist në Sinain kaotik, kanë qenë prapa disa sulmeve në këtë qytet, në vitet e fundit, raporton agjencia amerikane Associated Press.

Disa prej këtyre sulmeve kanë shkaktuar dëme të vogla në pronë, por edhe lëndim të njerëzve.

Grupi xhihadist Ansar Beit al-Maqdis, ka qenë kryesisht përgjegjës për shumë sulme në Egjipt, ndërsa ka sulmuar me raketa edhe Izraelin më parë.

I njëjti grup ka marr përsipër edhe sulmin e dështuar të së premtes.
XS
SM
MD
LG