Ndërlidhjet

logo-print

ShBA-Oferta për paqe në Lindjen e Mesme s’është donkishoteske


Ilustrim

Ilustrim

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry tha të shtunën se ai mbetet me shpresën që përpjekjet e administratës amerikane për arritjen e një marrëveshjeje paqësore ndërmjet të Izraelit dhe Palestinës, mund të arrihet.

“Unë kam shpresë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Kerry në komentet e tij gjatë konferencës së sigurisë në Minhen.

Shefi i diplomacisë amerikane edhe drejton përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të nxitur palët në drejtim të një marrëveshjeje.

Administrata amerikane shpreson që të kompletojë një marrëveshje “kornizë” në javët në vijim.

Me pastaj, do të kërkohen negociata për të finalizuar paktin e paqës, që besohet se do të merr kohë deri në fund të këtij viti.

Sipas sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, Shtetet e Bashkuara s’është “donkishoteske” me përpjekjet e saj për paqe në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG