Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Mbi 6 mijë të vrarë në janar


Ilustrim

Ilustrim

Mbi 136 mijë njerëz kanë vdekur që kur ka nisur konflikti i armatosur në Siri në mars të vitit 2011, kurse janari është muaji më i përgjakshëm, njoftoi të shtunën një organizatë jo-qeveritare.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Angli, tha se shifrat e marra nga terreni flasin për 136,227 njerëz të vrarë.

Në mesin e viktimave janë 47,998 civilë, përfshirë mbi 7,300 fëmijë, thotë ky grup.

“Janari ishte ndër muajt më të përgjakshëm që kur ka nisur konflikti”, ka thënë drejtori i këtij observatoriumi, Rami Abdel Rahman.

“Në brenda Observatoriumit do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjithë hisedarëve në skenën ndëkombëtare që të kryejnë detyrën e tyre morale dhe humanitare, për të shtyrë përpara çështjen siriane para Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, ka njoftuar ai.

Të dhënat e dhjetorit të kësaj organizate thonin se 130,433 njerëz ishin vrarë në Siri.
XS
SM
MD
LG