Ndërlidhjet

Vdesin tre nga makina bombë në Liban


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën tre persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur të shtunën pas hedhjes në erë të një makine bombë në një lagje të banuar me pjesëtarë të Hezbollahut, në veri-lindje të Libanit, njofton policia.

Shpërthimi ka ngjarë në afërsi të një jetimore në zonën e qytetit Hermel, i cili gjendet në afërsi të kufirit me Sirinë.

Pamje e transmetuara nga televizioni i Hezbollahut Al-Manar, shfaqnin një pompë të afërt benzine të përfshirë nga zjarri, që besophet se e shkaktoi detonimi i fuqishëm.

Hermel dhe zonat e tjera në lindje të Libanint, kanë qenë cak i sulmeve të shumta muajt e fundit, ku për disa prej tyre përgjegjësinë e kanë marr militantët sunii.
XS
SM
MD
LG